Kërkesat e Mogherinit për fillimin e dialogut me Serbinë

08.01.2019

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, ka kërkuar nga ekipi negociator që të punohet në orë të gjata përgjatë këtyre tre muajve që të arrihet një marrëveshje paqeje mes Kosovë dhe Serbisë, pro dialogu sipas saj nuk mund të fillojë pa heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë. Pas takimit me Mogherinin dhe […]

Kërkesat e Mogherinit për fillimin e dialogut me Serbinë Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, ka kërkuar nga ekipi negociator që të punohet në orë të gjata përgjatë këtyre tre muajve që të arrihet një marrëveshje paqeje mes Kosovë dhe Serbisë, pro dialogu sipas saj nuk mund të fillojë pa heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Pas takimit me Mogherinin dhe zyrtarët e tjerë të BE’së sot në Bruksel, njëri nga shefat ekipit negociator, Shpend Ahmeti ka zbuluar se Mogherini ka kërkuar nga pala kosovare që të hiqet taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë për rifillimin e dilogut me Serbinë.

Kjo sipas Mogherini është e vetmja kërkesë e Beogradit për rifillimin e dialogut me Kosovës, por Ahmeti ka thënë se BE’ja e ka të qartë nga pala kosovare se taksa nuk do të hiqet pasi ofenziva e Qeverisë serbe për lobimin e tërheqjes së njohjeve nuk po ndalet.

Mogherini sipas Ahmetit ka thënë se ka kërkuar që të hiqet taksa pasi ka nevojë që të vendoset ‘klima e nevojshme për bisedime’. Kushti primare është njohja reciproke, edhe nga Mogherini na u bë e qartë se po punohet në këtë drejtim, ajo e quajti se kjo do të jetë marrëveshje për normalizim dhe se nuk do të ketë më çështje të hapura, sipas Mogherinit dhe atë që e kemi dëgju nga Departamenti i Shtetit ideja është që të punohet me orar më të ngjeshur në gjysmën e parë të këtij viti për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje dhe këtu po koordinohen shumë afër nga shtetet anëtare të BE’së, Këshillit të Sigurimit, dhe është e qartë se ka pas komunikime edhe Washington edhe Moskën në këtë drejtim për të arritur një marrëveshje, sipas Mogherini për BE’në çdo marrëveshje e cilaë shtë e pranueshme nga të dy palët është e pranueshme edhe për ta, por marrëveshje e cila përfaqëson vlerat e Bashkimi Europian”, tha Ahmeti.

“Ja bëmë të qartë se delegacioni kosovarë nuk është në mbështetje të dikujt apo dikush tjetër në mbështetje të delegacionit, ne kemi mandat nga Kuvendi dhe si të tillë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës dhe do t’i raportojmë Kuvendit”, tha Ahmeti.

“Është ngritur edhe çështja e taksës, duke potencuar edhe njëherë qëndrimin e Serbisë se nuk mund të fillojë dialogu pa u hequr taksa, por ne treguam vendimin shumë qartë se taksa nuk hiqet”, tha Ahmeti.