IKSHPK: Bartja e maskave të mbetet obligative!

17.06.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot rekomandoi Ministrinë e Shëndetësisë që të mbyllë sektorët ku ka raste pozitive dhe bartja e maskave të mbetet obligative. “Më 15 Qershor me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 141 raste. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejtë e […]

IKSHPK: Bartja e maskave të mbetet obligative! Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot rekomandoi Ministrinë e Shëndetësisë që të mbyllë sektorët ku ka raste pozitive dhe bartja e maskave të mbetet obligative.

“Më 15 Qershor me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 141 raste. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave.

Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler