IKSHPK: Bartja e maskave është e obligueshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm gjatë së hënës janë evidentuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 2 mijë e 799 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Duke e parë rritjen e numrit të rasteve, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se bartja e maskave është e obligueshme.

“Të nderuar qytetarë! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE! Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.