IHK me parashikimin e motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa për rreth relievit malor, reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar. IHK për…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa për rreth relievit malor, reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.
IHK për të dielën parashikon mot kryesisht të ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.
Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.
Përgjithësisht grafiku në fushat termike është duke u rritur në raport me ditët e fundit.
Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 12 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite