Fundjava vranët dhe me shi, mund të ketë edhe vërshime

10.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu. IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. IHMK […]

Fundjava vranët dhe me shi, mund të ketë edhe vërshime Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

IHMK ka paralajmëruar se gjatë fundjavës reshjet e shiut mund të jetë me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut.

Rajonet që mund të preken më shumë nga vërshimet janë Peja dhe Gjakova.

Ndërkaq, java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.