Dobruna përfundon intervistimin, pyetet për Thaçin e Blerim Kuçin

17.12.2018

​Nëpërmjet telefonit, avokati i Sokol Dobrunës, Ilir Hoxha, ka thënë se ekziston dyshimi se klienti i tij si udhëheqës i Gjykatës Ushtarake ka mundur të kryej krime në periudhën kohore 98-99 që bie në juridiksionin e Gjykatës Speciale. Avokati Hoxha për T7 ka konfirmuar se Sokol Dobruna është pyetur për raste të ndryshme për të […]

Dobruna përfundon intervistimin, pyetet për Thaçin e Blerim Kuçin Foto: Ilustrim

Nëpërmjet telefonit, avokati i Sokol Dobrunës, Ilir Hoxha, ka thënë se ekziston dyshimi se klienti i tij si udhëheqës i Gjykatës Ushtarake ka mundur të kryej krime në periudhën kohore 98-99 që bie në juridiksionin e Gjykatës Speciale.

Avokati Hoxha për T7 ka konfirmuar se Sokol Dobruna është pyetur për raste të ndryshme për të cilat është lëshuar vendim nga Gjykata Ushtarake e UÇK-së.

Ai madje ka thënë se Dobruna është pyetur edhe për rastin e deputetit të AAK-së, Blerim Kuçi, për të cilin Dobruna kishte lëshuar një urdhër për ekzekutim me arsyen e dezertimit.

Hetuesit e Dhomave të Specializuar kanë pyetur Dobrunën edhe për shumë emra udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ndër ta edhe për njohjen e Dobrunës me ish-udhëheqësin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Por, avokati Ilir Hoxha, thotë se ende nuk kanë ndonjë informacion nëse do të ngrihet aktakuzë ndaj Sokol Dobrunës.

LEXO EDHE: Dobruna: Blerim Kuçi është dashtë të pushkatohet gjatë luftës


Mirëpo, Blerim Kuçi e kishte vënë dy epitete Dobrunës. Në një intervistë për media në vitin 2015, Kuçi kishte thënë se ai është “lopë e madhe” dhe “nëna e viçit”.

“Kontributi im në luftë dihet. Sokol Dorbuna në këtë riciklim mund ta them se është një lopë e madhe, ose më mirë të them është nëna e viçit. Ai edhe kur filluan gjykimet në Hagë, të njëjtë gjë e tha, sikur tani që do të themelohet Gjykata Speciale e Kosovës”, kishte thënë Kuçi.