Dobruna: Blerim Kuçi është dashtë të pushkatohet gjatë luftës

10.12.2018

I intervistuar nga T7 ish-gjykatësi i UÇK- së, Sokol Dobruna kur është pyetur nëse edhe sot mendon që Blerim Kuçi është dashur të pushkatohet gjatë kohës së luftës ai është përgjigjur se ishte vendim i gjykatës pasi që ishte dezertor. Rasti i Blerim Kuçit ishte rasti i vetëm që ishte gjykuar pasi që ai kishte […]

Dobruna: Blerim Kuçi është dashtë të pushkatohet gjatë luftës Foto: Ilustrim

I intervistuar nga T7 ish-gjykatësi i UÇK- së, Sokol Dobruna kur është pyetur nëse edhe sot mendon që Blerim Kuçi është dashur të pushkatohet gjatë kohës së luftës ai është përgjigjur se ishte vendim i gjykatës pasi që ishte dezertor.

Rasti i Blerim Kuçit ishte rasti i vetëm që ishte gjykuar pasi që ai kishte dezertuar duke ikur nga ushtria.

Sipas Dobrunës UÇK kishte burgje në Kleçkë, Kravasari dhe Lladrovc.

Sipas raportimeve të mëhershme Blerim Kuçi ishte mbajtur në burgun e Kleçkës në kushte çnjerëzore.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitet në zyrat e saj më datë 12 të këtij muaji.

‘Më 12 ma ka caktu terminin kur duhet me u paraqit. Më është paraqitur një person që është prezantuar si slloven dhe punëtor i Prokuririsë së Gjykatës Speciale. Unë supozoj se mund të jem qoftë dëshmitar qoftë i akuzum, por nuk e di pse duhet me qenë”, tha ai.