Çka do të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2023. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA organizojnë konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. ( Prishtinë, ora 08:30-11:00) Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 10:00-16:00) Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të…
Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2023.
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA organizojnë konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. ( Prishtinë, ora 08:30-11:00)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 10:00-16:00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT mban aktivitet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, ku do të adresohet dhuna me bazë gjinore në mesin e azilkërkuesve dhe refugjatëve. (Prishtinë, ora 10:00 – 13:00)
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM), organizojnë Forumin ekonomik Kosovë-Turqi. (Prishtinë, ora 10:30)
Instituti i Historisë organizon akademi përkujtimore dhe përuruese të veprës së akademik Ali Hadrit “Studime dhe kritikë historiografike”. (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ora 11:00)
Përurohet salla e edukatës fizike në Mazgit i Poshtëm të Obiliqit. (Ora 12:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, shqyrton planin e punës, si dhe mban diskutim për buxhetin për Komisionin. (Kuvendi I Kosovës, salla N-10, ora 13:00)
Përurohet salla e edukatës fizike në Dardhishtë të Obiliqit. (Ora 13:00)
Trupi i Liridona Ademajt do të rivarroset në fshatin e saj të lindjes. (Varrezat e fshatit Rracaj, Gjakovë, ora 14:00)
Mbahet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës “Mitrovica Print 2023”. (Galeria e Arteve “Kadri Kadriu”, Mitrovicë Veriore, ora 17:00)
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite