03.09.2019, 13:58

Bashkim Ndrecaj jepë dorëheqje nga LDK

Asambleisti më i votuar në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e fundit lokale, Bashkim Ndrecaj i cili ka qenë kryetar i nëndegës së LDK-së në Shirokë, sot ka njoftuar që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK.

Ndrecaj përmes një njoftimi në Facebook ka adresuar arsyet e dorëheqjes duke treguar se ka qenë i padëshiruar dhe i injoruar.

“Te nderuar miqë,shokë, bashkëvendas te Shirokës, kusheri nga Maqiteva ju qe me mbeshtete fuqishem ne zgjedhjet e vitit 2017 ju falenderoj nga zemra dhe gjithmon do te mundohem të jem me ju. E ndjej obligim moral dhe etik te ju njoftoj se nga sot jap dorheqje te parevokushme nga te gjitha postet ne LDK. Nuk mund te vazhdoj me nje parti ku jam i padeshiruar dhe i injoruar si unë ashtu dhe Nendega e Shirokës.I uroj suksese te gjithëve ne keto zgjedhje ” thuhet në njoftimin e Bashkim Ndrecaj.

LEXO EDHE:  Ish-deputetja e Kosovës sot intervistohet nga Gjykata Speciale

Në zgjedhjet e fundit Ndrecaj kishte mbledhur gjithësej 476 vota duke e kaluar kështu edhe kryetarin e tanishëm të LDK-së, Ardian Shala që kishte 431 vota.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.