Arrestohet mjeku i përfshirë në rastin e të miturës në Drenas

Rasti i abuzimit të së miturës nga Drenasi, ka bërë që sot të protesohet para zyrëve të Policisë së Kosovës në Prishtinëm, po ashtu sot është arrestuar profesori i cili abuzoi të miturën, por më vonë u bë e ditur se edhe gjinekologu Fehmi Ahmeti, u arrestua pasi bëri abortin e fëmijës të së miturës.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë duke vazhduar që të ndërmarrin veprime hetimore shtesë, deri sa të bëhet ndriçimi i plotë i rastit.

Pasi janë kryer disa veprime hetimore, është ftuar që të intervistohet një i dyshuar tjetër lidhur me rastin e abuzimit të së miturës në Drenas, personi i dyshuar është me inicialet F.A, i cili nuk është zyrtar policor.

Po ashtu, i dyshuari në fjalë, pas intervistimit të tij, Inspektorati Policor i Kosovës me vendim të prokurorit, i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky arrestim është bërë për shkak që dyshohet nga hetuesit, se i njëjti e kreu veprën penale: “ndërprerje e palejuar e shtatzënisë”, e paraparë në nenin 184 të Kodit Penal.

Inspektorati Policor, bëri kërkesë tek zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor, të cilët e kanë kryer, sot një inspektim specifik, në një ordinancë private mjekësore, ku është mbyllur për kohë dhe datë të pacaktuar.

RAPORTO