Suharekë: Diferencë e madhe e motit në qytet dhe vendet malore

Ndryshimi i temperaturave mbrëmë në Komunën e Suharekës në pjesën dërrmuese të qytetit dhe fshatrave kishte sjellur reshje shiu, vende vende edhe borë.

Për dallim nga qyteti dhe fshatrat në lartësi të ulët mbidetare në vendet malore bora pothuajse kishte bllokuar fshatrat.

Ekipet përfgjegjëse mbrëmë vonë ishin nisur për në fshatin Greiçec pasiqë reshjet e vazhdueshme të borës kishin bllokuar rrugët që qojnë në këtë fshat.

Drejtori i Shërbimeve Publike, z.Enver Shabani ka qenë në inspektim të punimeve në hapjen e rrugëve ku sipas tij për dallim nga pjesa e qytetit në ultësirë, krejt tjetër mot ishte në vendet kodrinore-malore.

RAPORTO