Përsëri kërkohet pezullimi i taksës nga SHBA dhe BE

08.02.2019

Insistimi i SHBA-së dhe BE-së për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serb dhe ato boshnjake, ka bërë që krerëve politik të mos i pranohen vizat për në Amerikë dhe të mos vazhdojë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se do ta thërrasin një takim të nivelit të lartë që […]

Përsëri kërkohet pezullimi i taksës nga SHBA dhe BE Foto: Ilustrim

Insistimi i SHBA-së dhe BE-së për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serb dhe ato boshnjake, ka bërë që krerëve politik të mos i pranohen vizat për në Amerikë dhe të mos vazhdojë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se do ta thërrasin një takim të nivelit të lartë që Serbia dhe Kosova të bien dakord për datën, agjendën dhe formatin e bisedimeve.

Është bërë përsëri një kërkesë tek Qeveria e Kosovës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, për pezullimin e taksës, ndaj mallrave serbe dhe ato boshnjake, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet në Brukseln, ndaj dy shteteve fqinje, mes Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta “Zëri”.

Zyret e BE-së në Prishtinë, kanë dhënë një përgjigje për “Zërin” ku thuhet se: “Pozicioni ynë për pezullimin e tarifave është i qartë. Ritmi, agjenda dhe formati i dialogut vendosen nga të dyja palët. Do ta thërrasim një takim të nivelit të lartë sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për datën, agjendën dhe formatin”.