Ambasada gjermane ka një njoftim për të gjithë kosovarët

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19, udhëtimet për shtetasit të cilët nuk janë pjesë e BE-së e që dëshirojnë të hyjnë në Gjermani jashtë zonës së Shengenit, janë zgjatur deri më 15 qershor 2020.

“Që nga 17.03.2020 përkohësisht deri më 15.06.2020 vlejnë kufizimet e zgjeruara të hyrjes gjatë udhëtimit për në Gjermani. Për arsye të kufizimeve ekzistuese të hyrjes për të gjitha udhëtimet, jo patjetër të nevojshme nga shtetet e treta për në Republikën Federale të Gjermanisë me qëllim të ndalimit të përhapjes së COVID-19, ambasada në këtë kohë parimisht nuk mund të pranojë aplikacione të reja për viza. Derisa kufizimet e hyrjes ekzistojnë edhe më tej, pranimi i aplikacioneve realizohet vetëm në raste të veçanta, në qoftë se ekzistojnë arsye të detyrueshme, të cilat i arsyetojnë përjashtimet e parapara të kufizimeve të hyrjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada ka njoftuar po ashtu se kufizimet nuk vlejnë për shtetasit gjerman dhe ata të cilët posedojnë leje qëndrimi për në Gjermani dhe të cilët duan të kthehen në vendbanimin e tyre.

Po ashtu është bërë e ditur se kufizimet e hyrjes për qytetarët e BE-së dhe banorët e përhershëm të BE-së mund të hiqen gradualisht gjatë javëve të ardhshme

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.