AAK e Suharekës e gatshme për zgjedhje!

22.07.2019

Kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj ka mbajtur sot një takim me strukturat e kësaj partie në Suharekë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. Siç njofton kumtesa, Muharremaj ka thënë se AAK është gati për zgjedhje dhe jemi gati dhe mobilizimi ynë ka filluar, për përgatitjet e duhura për…

AAK e Suharekës e gatshme për zgjedhje!

Kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj ka mbajtur sot një takim me strukturat e kësaj partie në Suharekë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Siç njofton kumtesa, Muharremaj ka thënë se AAK është gati për zgjedhje dhe jemi gati dhe mobilizimi ynë ka filluar, për përgatitjet e duhura për procesin e ardhshëm zgjedhor.

Përkrahja për Ramush Haradinaj është 100 % ! Takimi sot me strukturat e AAK-së ka qenë përbajtësor dhe u shpreh vullneti për fitore.

Ndryshe brenda ditës edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbledhur kryetarët e degëve dhe ka kërkuar ngritjen e shtabeve zgjedhore. Deri më tani të gjitha partitë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për zgjedhje të parakohshme.

E kryeministri në dorëhqeje, Ramush Haradinaj ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen brenda dy muajve.

Partitë politike në Kosovë janë duke pritur që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ta fillojë procesin e konsultimeve, për të caktuar kalendarin zgjedhor për, siç kanë thënë, zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të premten e javës së kaluar.

Etiketat

Ofertat e fundit