Tragjedi ne Prizren, gjendet i vdekur nje person ne banesen e tij
para 40 dite
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku është raportuar se një viktimë mashkull me shtetësi kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Lajmi tragjik u konfirmua nga mjeku kujdestar, i cili konstatoi vdekjen e personit.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit. Kjo procedurë do të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore.