Kompania “Frutex” mbështet Kampin Nacional

08.07.2019

Të dielën (dje) është hapur zyrtarisht Kampi Nacional U-14, në të dyja konkurrencat në Suharekë. Ky kamp do të mbahet për dy javë, ku për një javë do të stërvitin djemtë e më pas vajzat. Kampi po mbështetet nga Kompania “Frutex” me pronar z.Shaqir Palushin që edhe një herë gjendet afër sportit dhe sportistëve. Kjo […]

Kompania “Frutex” mbështet Kampin Nacional Foto: Ilustrim

Të dielën (dje) është hapur zyrtarisht Kampi Nacional U-14, në të dyja konkurrencat në Suharekë.

Ky kamp do të mbahet për dy javë, ku për një javë do të stërvitin djemtë e më pas vajzat.

Kampi po mbështetet nga Kompania “Frutex” me pronar z.Shaqir Palushin që edhe një herë gjendet afër sportit dhe sportistëve.

Kjo kompani ka mbështetur edhe më herët klubet dhe sportistët në Kosovë, derisa kësaj radhe gjendet afër grupmoshave të reja, që janë shumë të rëndësishme dhe pritet shumë nga ata në të ardhmen.

Kampi është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n, Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, Komunën e Suharekës, Klubin Golden Eagle Ylli, si dhe kompaninë “FRUTEX”.