Ylli i FC Ballkanit komenton ndeshjen ndaj Trepçës ’89: Gabimet nuk falen

05.12.2019

Ballkani të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit zyrtare për këtë vit në futbollin kosovar. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, i cili tashmë është i dënuar për gjestet e tij nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, do të takohet ndaj Trepçës ’89. Ky takim do të zhvillohet në kuadër të Kupës së Kosovës, e […]

Ylli i FC Ballkanit komenton ndeshjen ndaj Trepçës ’89: Gabimet nuk falen Foto: Ilustrim

Ballkani të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit zyrtare për këtë vit në futbollin kosovar.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, i cili tashmë është i dënuar për gjestet e tij nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, do të takohet ndaj Trepçës ’89.

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të Kupës së Kosovës, e ku do të zhvillohet vetëm një takim, dhe skuadra që kalon tutje do të dihet brenda 90 minutave, por që mund të ndodh edhe në penallti.

Gazeta Olle, sot ka marr një prononcim nga futbollisti i Ballkanit, Besnik Krasniqi, i cili tha se ndaj 89-shit pritet të jetë një ndeshje mjaft e fortë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë ndaj një skuadre mjaft të mirë si Trepça 89.

Është një ndeshje dhe gabimet nuk falen, pasi që nuk do të ketë vend për përmasime.

Duhet të jemi të vëmendshëm të bëjmë sa më pak gabime dhe të japim maksimumin ndaj tyre në mënyrë që të kalojmë tutje” tha anësori Krasniqi.

Ballkani, këtë edicion është shpallur kampion vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Kurse e pret një edicion pranveror mjaft i nxehtë në rrugën drejt daljes në Evropë./Gazeta Olle/