Vazhdon derbi Drita – Ballkani, ky është rezultati

20.10.2019

Po zhvillohet kryederbi në qytetin e Gjilanit, FC Drita ndaj FC Ballkanit në kuadër të Superligës së Kosovës, java e 10. Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” – Gjilan, ku tani më kemi hyrë në pjesën e dytë. FC Ballkani deri në këto momente është duke pësuar humbje me rezultat […]

Vazhdon derbi Drita – Ballkani, ky është rezultati Foto: Ilustrim

Po zhvillohet kryederbi në qytetin e Gjilanit, FC Drita ndaj FC Ballkanit në kuadër të Superligës së Kosovës, java e 10.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” – Gjilan, ku tani më kemi hyrë në pjesën e dytë.

FC Ballkani deri në këto momente është duke pësuar humbje me rezultat 2:0, ku dy golat janë shënuar në pjesën e parë, në minutën e 5′ u shënua goli i parë nga Izair Emini ndërsa në minutën e 24′ u shënua edhe goli i dytë nga Fortunato i cili e shënoi golin e epërsisë.