Përfundon gjithçka, fitore e madhe e Ballkanit në “Bajram Aliu”

29.09.2019

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Drenica. Në “Bajram Aliu”, ndeshja nisi mirë për Ballkanin pasi në minutën e 6-të, kaluan në epërsi me Jetmir Topallin.. Më pas Ballkani kishte edhe disa raste kur goditi shtyllën dhe traversën por ishte e pafat. Ndërsa edhe Drenica tentoi të bëjë diçka më shumë por […]

Përfundon gjithçka, fitore e madhe e Ballkanit në “Bajram Aliu” Foto: Ilustrim

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Drenica.

Në “Bajram Aliu”, ndeshja nisi mirë për Ballkanin pasi në minutën e 6-të, kaluan në epërsi me Jetmir Topallin..

Më pas Ballkani kishte edhe disa raste kur goditi shtyllën dhe traversën por ishte e pafat.

Ndërsa edhe Drenica tentoi të bëjë diçka më shumë por që nuk arriti, shkruan Gazeta Olle.

Drenica 0:1 Ballkani

90’+2 Përfundon ndeshja.

82’ Ballkani mjaft mirë ruan epërsinë e krijuar nga pjesa e parë.

71’ Drenica tenton me gjitha forcat golin e barazimit por mysafirët të kujdesshëm.

57’ Rast i mirë për Ballkanin por pret Arion Ymeri i Drenicës.

51’ Harmon (Dre) afër golit të barazimit.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+2 Përfundon pjesa e parë.

38’ TRAVERSA: Ermal Krasniqi i Ballkanit godet traversën pas asistimit nga Hoxha.

35’ Harmon (Dre) gjen për mrekulli Hamitin por ky me një goditje “volley” gjuan pran portës.

31’ Rast i 100 për qind për Drenicën, Harmon ndal topin me gjokës në zonën mysafire më pas goditjen e Elshanit e pret për mrekulli Armend Ruxhi.

30’ Baftiu (Ball) gjuan por bllokohet nga njëri prej mbrojtësve vendas.

23’ SHTYLLA: Jetmir Topalli pas një depërtimi në zonë gjuan por topi ndalet nga shtylla e Drenicës.

20’ Goditja e parë e Drenicës drejt portës. Hamiti gjuan por i pasakt.

16’ Kundërsulm i shpejt i Ballkanit, Topalli gjuan mbi portë

6’ GOOL: Ballkani ka kaluar në epërsi. Shënon Jetmir Topalli pas asistimit fantastik nga Blend Baftiu.

1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Bejta, Balde, Sykaj, Lushtaku, Mustafa, Thaci, Hasani, Elshani, Hamiti, Harmon.

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Sinani, Berisha, Potoku, Turku, Bytyqi, Topalli, Krasniqi, Hoxha, Baftiu.

(Gjyqtarë: Tefik Maloku, Granit Hyseni, Elvis Bicaj).