Në Suharekë sot luhet derbi Ballkani – Feronikeli

24.08.2019

Sot në Suharekë e Ferizaj zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar. Kampioni aktual, Feronikeli, luan në udhëtim te Ballkani, në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante dhe e paparashikueshme. Një tjetër takim që në horizont sheh tri rezultate luhet në Ferizaj, ku skuadra me të […]

Në Suharekë sot luhet derbi Ballkani – Feronikeli Foto: Ilustrim

Sot në Suharekë e Ferizaj zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së dytë në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni aktual, Feronikeli, luan në udhëtim te Ballkani, në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante dhe e paparashikueshme.

Një tjetër takim që në horizont sheh tri rezultate luhet në Ferizaj, ku skuadra me të njëjtin emër është nikoqire e Gjilanit.

Djemtë e Bekim Isufit do të luftojnë për të dëshmuar se triumfi heroik ndaj Dritës javën e kaluar nuk ishte i rastësishëm, ndërsa Gentian Mezanit i duhet fitorja, në të kundërtën vazhdimi i kampionatit nuk do të ishte aspak i qetë për të.

Për ndeshjen në mes Ballkanit dhe Feronikelit ka folur edhe mbrojtësi i skuadrës nga Drenasi, Përparim Islami.

Ky i fundit ka bërë me dije të premten, se Feronikeli synon fitore në Suharekë.

“Kampionatin e kemi filluar ashtu siç e kemi parashikuar, kemi bërë një lojë mjaftë të mirë dhe e kemi fituar ndeshjen me rezultat të thellë 4-1 ndaj Drenicës. Tash lojën e radhës e kemi me Ballkanin një ekip mjaft i kompletuar që ka bërë përforcime cilësor, poashtu kanë bërë ndryshime edhe në shtabin teknik. Loja do të jetë e vështirë, por ne do t’i qasemi lojës në mënyrën ma serioze dhe në Suharekë udhëtojmë për tri pikë”, ka thënë Islami.