Munishi i përgjigjet Tokit: Respekt kohën kur futbolli është luajtur me qorape të leshta!

01.03.2020

Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi janë dy prej trajnerëve më karimazatikë në futbollin vendor dhe shpesh herë janë “ngacmuar” në distancë me batuta të ndryshme. Dikush e quan “babë” Afrimin e dikush Ismetin, por mbrëmë trajneri i Ballkanit tha se “baba ua mori një pikë në mes të kryeqytetit”. Në një prononcim për gazetën, Tovërlani […]

Munishi i përgjigjet Tokit: Respekt kohën kur futbolli është luajtur me qorape të leshta! Foto: Ilustrim

Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi janë dy prej trajnerëve më karimazatikë në futbollin vendor dhe shpesh herë janë “ngacmuar” në distancë me batuta të ndryshme.

Dikush e quan “babë” Afrimin e dikush Ismetin, por mbrëmë trajneri i Ballkanit tha se “baba ua mori një pikë në mes të kryeqytetit”.

Në një prononcim për gazetën, Tovërlani iu përgjigj Munishit me mahi.

“Secili ka të drejtë të shprehë opinionin e tij, por dihet se kush është baba i trofeve”, deklaroi Tovërlani për Gazetën Olle.

Pas kësaj deklarate të ‘Tokit’, ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Në një prononcim për Zëri.info, Munishi e ka pranuar se Tovërlani është më i trofeshmi, por që sipas tij ‘tani futbolli është shumë më ndryshe’.

“Respekt edhe për kohën kur është luajtur me qerapa të leshta futbolli te ne. Por tani është shumë më ndryshe. ‘Toki’ është më i trofeshmi, është e vërtetë”, deklaroi Munishi.