Munishi: FC Ballkanin nuk e ndërroj me asnjë skuadër

02.09.2019

Traineri i FC Ballkanit,Ismet Munishi në emisionin 90min në Radio Prishtina ka deklaruar se Ballkani është skuadra më e mirë që ka drejtuar deri më tani. “Ballkanin është skuadra të cilën nuk e ndërroj me asnjë skuadër që kam drejtuar deri më tani.Aty jam duke e shijuar zejen e trainerit,pasi jam tejet i kënaqur me […]

Munishi: FC Ballkanin nuk e ndërroj me asnjë skuadër Foto: Ilustrim

Traineri i FC Ballkanit,Ismet Munishi në emisionin 90min në Radio Prishtina ka deklaruar se Ballkani është skuadra më e mirë që ka drejtuar deri më tani.

“Ballkanin është skuadra të cilën nuk e ndërroj me asnjë skuadër që kam drejtuar deri më tani.Aty jam duke e shijuar zejen e trainerit,pasi jam tejet i kënaqur me kushtet e punës,atmosferën në skuadër,përforcimet të cilat i kemi bërë së bashku me drejtuesit e skuadrës.” u shpreh Munishi.

Traineri kampion me Vushtrrinë tregoi se këtë javë së bashku me skuadrën do të udhëtojnë jashtë Kosovës për përgaditje pasi IPKO Superliga do të ketë një pushim 2 javor.