Ismet Munishi me dy super-transferime te Ballkani

11.06.2019

Trajneri i ri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ende nuk ka 1 javë që e ka marrur në dorë skuadrën, ai ka filluar menjëherë ti tregojë aftësitë e tij menaxheriale. Qëllimet e Munishit për Ballkanin janë shumë të mëdha, njëra prej qëllimeve është se ai ka filluar që të mendojë për disa transferime […]

Ismet Munishi me dy super-transferime te Ballkani Foto: Ilustrim

Trajneri i ri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ende nuk ka 1 javë që e ka marrur në dorë skuadrën, ai ka filluar menjëherë ti tregojë aftësitë e tij menaxheriale.

Qëllimet e Munishit për Ballkanin janë shumë të mëdha, njëra prej qëllimeve është se ai ka filluar që të mendojë për disa transferime të reja në skuadër dhe ai ka për qëllim daljen në Evropë.

Tashmë, Ismet Munishi ka përzgjedhur dy yje të futbollit kosovar që do ti transferojë tek FC Ballkani, gjatë afatit kalimtar të verës pritet që sulmuesi prizrenas, Liridon Fetahaj, ti bashkohet skuadrës së Suharekës, FC Ballkanit.

Po ashtu, thuhet se Munishi me stafin e tij ka arritur edhe një marrëveshje me një super lojtarë të talentuar të Prishtinës, ai është Arbër Hoxha.

Kjo marrëveshje tashmë është realizuar mes FC Ballkanit dhe Arbër Hoxhës, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.