FFK publikon zyrtarët e javës së tetë, ja kush e gjykon ndeshjen Ferizaji – Ballkani

02.10.2019

IPKO Superliga e Kosovës në futboll, kthehet sot me ndeshjet e javës së tetë. Tashmë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj xhiro, që nis sot me ndeshjen Ferizaj – Ballkani, takim ky që luhet në Ferizaj, e që gjykohet nga Genc Nuza. Ndeshja e sotme zhvillohet në mes FC Ferizajit […]

FFK publikon zyrtarët e javës së tetë, ja kush e gjykon ndeshjen Ferizaji – Ballkani Foto: Ilustrim

IPKO Superliga e Kosovës në futboll, kthehet sot me ndeshjet e javës së tetë.

Tashmë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj xhiro, që nis sot me ndeshjen Ferizaj – Ballkani, takim ky që luhet në Ferizaj, e që gjykohet nga Genc Nuza.

Ndeshja e sotme zhvillohet në mes FC Ferizajit dhe FC Ballkanit do të zhvillohet në Ferizaj duke filluar prej orës 14:30, në stadiumin e qytetit.

Kapiteni i Ballkanit i ka thirrur kolegët e klubit që të mobilizohen për të gjitha ndeshjet në këtë kampionat dhe të tregojnë rezultat sa më të mirë.

Ndërsa gjyqtarët që do e gjykojnë këtë ndeshje janë:
Gjyqtar: Genc Nuza, Asistent 1: Fatlum Berisha, Asistent 2: Bujar Selimaj, Gjyqtar 4: Burim Jahmurataj, Vëzhgues i gjyqtarëve: Hajriz Hajdari dhe Delegat: Bajram Krasniqi.