FC Ballkani, skuadra e vetme pa humbje dhe ylli i saj top golashënuesi në Superligë

16.09.2019

Tashmë është përmbyllur edhe java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll, ku në këtë javë nuk u regjistrua asnjë barazim. Skuadrat nga ‘Anamorava’, Drita dhe Gjilani vazhduan me fitoret e radhës ndaj Feronikelit, respektivisht Drenicës, duke vazhduar kështu të mbajnë pozitat e para në tabelë. Ndërsa skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, ka shënuar […]

FC Ballkani, skuadra e vetme pa humbje dhe ylli i saj top golashënuesi në Superligë Foto: Ilustrim

Tashmë është përmbyllur edhe java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll, ku në këtë javë nuk u regjistrua asnjë barazim.

Skuadrat nga ‘Anamorava’, Drita dhe Gjilani vazhduan me fitoret e radhës ndaj Feronikelit, respektivisht Drenicës, duke vazhduar kështu të mbajnë pozitat e para në tabelë.

Ndërsa skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, ka shënuar fitore ndaj skuadrës nga Mitrovica, Trepçës ’89, ku Ballkani vazhdon edhe më tej të jetë skuadra e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës, po ashtu në këtë javë të katërt edhe Llapi shënoi fitore në derbin ndaj Prishtinës. Fitore shënuan edhe skuadrat si Flamurtari ndaj Dukagjinti si dhe Vushtrria ndaj Ferizajit.

Po ashtu në këtë javë të Superligës në listë janë regjistruar edhe top golashënuesit më të mirë, ku ylli i Ballkanit, Blend Baftiu, Tomislav Busic i Gjilanit dhe dyshja e Trepçës ’89, Arb Manaj dhe Ardian Muja, ndajnë pozitën e parë me nga tre gola të shënuara.

Më poshtë mund ta shikoni listën e top golashënuesve më të mirë të Superligës së Kosovës – java e katërt.