FC Ballkani shënon fitore ndaj FC KEK-ut

05.05.2019

Ballkani ka arritur që t’iu rikhehet fitoreve në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, duke shënuar fitore ndaj KEK-ut në kuadër të javës së 30-të. Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Ballkani shënoi fitore me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e cila u zhvillua mes skuadrave që po luftojnë për mbijetesë. Jetmir […]

FC Ballkani shënon fitore ndaj FC KEK-ut Foto: Ilustrim

Ballkani ka arritur që t’iu rikhehet fitoreve në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, duke shënuar fitore ndaj KEK-ut në kuadër të javës së 30-të.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Ballkani shënoi fitore me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e cila u zhvillua mes skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Jetmir Topalli dhe Aldin Adzovic realizuan golat e fitores për skuadrën mysafire, ku Topalli i realizoi dy gola.

Me këtë fitore, Ballkani tani do ti luaj edhe 3 ndeshje për ti ikur barazhit.