FC Ballkani në përkrahje të Feronikelit për ndeshjen ndaj TNS

16.07.2019

Sonte skuadra pothuajse më e suksseshme në Kosovë, Feronikeli do ta zhvillojë ndeshjen ndaj TNS në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve. Feronikeli sonte ka mundësi të shkruaj një histori të re në futbollin kosovar, ku ky klub për momentin është më i sukssheshmi në arenën ndërkombëtare duke përfaqësuar Kosovën. Skuadra nga […]

FC Ballkani në përkrahje të Feronikelit për ndeshjen ndaj TNS Foto: Ilustrim

Sonte skuadra pothuajse më e suksseshme në Kosovë, Feronikeli do ta zhvillojë ndeshjen ndaj TNS në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve.

Feronikeli sonte ka mundësi të shkruaj një histori të re në futbollin kosovar, ku ky klub për momentin është më i sukssheshmi në arenën ndërkombëtare duke përfaqësuar Kosovën.

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani i ka uruar suksese klubit nga Drenasi, Feronikelit për ndeshjen e sotme.

Sonte Feronikeli mund ta sigurojë kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja Feronikeli ndaj The News Saints (TNS) do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Për të shkuar më tutje Feronikelit i duhet fitorja ose barazimi me rezultat 0:0 ose 1:1.

Sonte skuadra nga Drenasi meriton përkrahje nga të gjithë tifozët e futbollit kosovar, pasi ky sukses i tyre do të jetë i gjithë futbollit të Kosovës.