FC Ballkani ndeshje miqësore me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe

06.09.2019

Skuadra Suharekase, FC Ballkani në vazhdën e ndeshjeve miqësore si dhe ato të Superligës së Kosovës tani pritet të zhvillohet edhe një miqësore me një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në facebook, duke e zbuluar edhe emrin e klubit i cili quhet Al […]

FC Ballkani ndeshje miqësore me klubin nga  Emiratet e Bashkuara Arabe Foto: Ilustrim

Skuadra Suharekase, FC Ballkani në vazhdën e ndeshjeve miqësore si dhe ato të Superligës së Kosovës tani pritet të zhvillohet edhe një miqësore me një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në facebook, duke e zbuluar edhe emrin e klubit i cili quhet Al Hamriyah Sports Club.

Kjo ndeshje miqësore pritet të zhvillohet të dielën (08.09.2019) në stadiumin Boris Trajkovski – Lagja Madzari në Shkup duke filluar nga ora 16:00.

Logo e klubit Hamriyah Sports Club

“Ju njoftojmë se FC Ballkani ne ditën e fundit të mini fazës përgatitore në Republiken e Maqedonisë do të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare me klubin Al Hamriyah Sports Club nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka shkruar FC Ballkani në facebook.