FC Ballkani mposhtet në Gjilan nga FC Drita, Ismet Munishi ndëshkohet me karton të kuq

20.10.2019

Sot FC Ballkani u mposht në Gjilan ndaj FC Dritës me rezultat 0:2. Sot u zhvillua një derbi mes FC Dritës dhe “Luanëve” të Ismet Munishit, por nuk ishte fati në duart e Suharekasve duke u mposhtur me rezultat përfundimtar 0:2. Fitoren e Gjilanasve ia siguruan dy yjet e Dritës, Emini dhe Fortuna. Por në […]

FC Ballkani mposhtet në Gjilan nga FC Drita, Ismet Munishi ndëshkohet me karton të kuq Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Sot FC Ballkani u mposht në Gjilan ndaj FC Dritës me rezultat 0:2.

Sot u zhvillua një derbi mes FC Dritës dhe “Luanëve” të Ismet Munishit, por nuk ishte fati në duart e Suharekasve duke u mposhtur me rezultat përfundimtar 0:2.

Fitoren e Gjilanasve ia siguruan dy yjet e Dritës, Emini dhe Fortuna.

Por në këtë ndeshje nuk shkoi gjithçka si duhet duke u ndëshkuar me tre kartona të kuq, një të tillë e ka marrur edhe trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi.

Munishi u ndëshkua me karton të kuq pasi që ishte i pakënaqur me gjyqtarët e sotëm.

Pas përfundimit të ndeshjes, u deklaruar edhe Ismet Munishi i cili tha se goli i parë ishte ofsajd dhe se kartoni i kuq i Turkut nuk ishte ndëshkim i drejtë, po ashtu ai ka kërkuar sqarime për vendimet e gjyqtarëve.