FC Ballkani me telegram ngushëllimi për familjen Sejdiu

08.01.2020

8 janari do të jetë përgjithmonë një ditë zie për familjen Sejdiu nga Mitrovica. Gruaja e trajnerit të njohur, Gani Sejdiut, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Lajmi është konfirmuar në rrjetin social Facebook nga djali i Ganiut, njëherësh ish-futbollisti Isuf Sejdiu. “Ne keto momente All-llahu e deshi ngat vete mbretereshen teme dhe me lejen […]

FC Ballkani me telegram ngushëllimi për familjen Sejdiu Foto: Ilustrim

8 janari do të jetë përgjithmonë një ditë zie për familjen Sejdiu nga Mitrovica.

Gruaja e trajnerit të njohur, Gani Sejdiut, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar në rrjetin social Facebook nga djali i Ganiut, njëherësh ish-futbollisti Isuf Sejdiu.

“Ne keto momente All-llahu e deshi ngat vete mbretereshen teme dhe me lejen e tij nderroj jete ne moshen 52 vjeqare. All-llahu te meshiroft engjulli jem”, ka shkruar ai, duke marrë më pas shumë komente ngushëlluese.

Ndërsa sot klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka bërë një telegram ngushëllimi për familjen Sejdiu.

“Me rastin e ndarjes nga jeta e Bashkëshortës së ish Trejnerit tonë z. Gani Sejdiu shprehim ngushëllimet më të Sinqerta për Familjen Sejdiu”, ka shkruar Ballkani në telegramin ngushëllues.

“Me pikëllim dhe respekt
FC Ballkani”.