FC Ballkani konfirmon miqësore me skuadrën e njohur nga Liga e Parë

10.10.2019

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani e cila është duke prirë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll si dhe ylli i saj, Blend Baftiu top golashënuesi më i mirë në kuadër të Superligës. FC Ballkani ka konfirmuar miqësoren e tyre të parë për shkak të pushimit dhjetë ditë për arsye të ndeshjeve ndërkombëtare […]

FC Ballkani konfirmon miqësore me skuadrën e njohur nga Liga e Parë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani e cila është duke prirë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll si dhe ylli i saj, Blend Baftiu top golashënuesi më i mirë në kuadër të Superligës.

FC Ballkani ka konfirmuar miqësoren e tyre të parë për shkak të pushimit dhjetë ditë për arsye të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësuesve.

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani pritet të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj skuadrës FC Malisheva e cila për momentin gjendet në pozitën e tretë në rangun e dytë të garave të futbollit Kosovar (Liga e Parë).

Ky takim është paraparë të zhvillohet ditën e shtune nga ora 14:30 në stadiumin e qyteti në Suharekë.

“Miqësore. Të dashur tifoz, për arsye të pushimit 2 javor të ndeshjeve të shtetit tonë për eliminatore 2020 po organizojmë miqësoren e radhës me fqinjët tanë të cilët jan në hap shumë të mirë për tu ngritur në elitën e futbollit Kosovar. FC Ballkani – FC Malisheva, 12.10.19. E shtune, ora 14:30”, thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit.