FC Ballkani është krenaria e Suharekës

10.10.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka vizituar klubin e futbollit të qytetit të Suharekës “Ballkani”. Ai, ka takuar lojtarët të cilët ishin duke i zhvilluar stërvitjet e tyre sportive si dhe ka takuar udhëheqësit e stafit teknik. Kryetari Muharremaj, ka bashkëbiseduar me lojtarët për të arriturat e klubit të tyre dhe sfidat. “Ata […]

FC Ballkani është krenaria e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka vizituar klubin e futbollit të qytetit të Suharekës “Ballkani”.

Ai, ka takuar lojtarët të cilët ishin duke i zhvilluar stërvitjet e tyre sportive si dhe ka takuar udhëheqësit e stafit teknik. Kryetari Muharremaj, ka bashkëbiseduar me lojtarët për të arriturat e klubit të tyre dhe sfidat.

“Ata punojnë shumë, kanë energji pozitive, vullnet gjithashtu dhe sukseset natyrisht nuk u mungojnë”.

“Përherë do të jem afër tyre si kryetar komune, në mbështetje institucionale për t’i realizuar ëndrrat e tyre në sport”, ka thënë në fund kryetari Muharremaj.