Ballkani e Llapi në luftë për lojtarin e mirënjohur shqiptar

15.06.2019

Sabino Plaku mund të jetë risia e kampionatit të ardhshëm të futbollit të Kosovës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është duke u kërkuar nga Llapi dhe Ballkani. Bëhet e ditur se të dyja skuadrat janë në bisedime me lojtarin që së fundi luajti tek Kamza. Plaku më herët ka luajtur edhe me Skënderbeun për disa vjet, […]

Ballkani e Llapi në luftë për lojtarin e mirënjohur shqiptar Foto: Ilustrim

Sabino Plaku mund të jetë risia e kampionatit të ardhshëm të futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është duke u kërkuar nga Llapi dhe Ballkani.

Bëhet e ditur se të dyja skuadrat janë në bisedime me lojtarin që së fundi luajti tek Kamza.

Plaku më herët ka luajtur edhe me Skënderbeun për disa vjet, ndërsa ka veshur edhe fanellën e skuadrave Partizanit, Flamurtarit, si dhe Slaskut të Polonisë, raporton Gazeta Olle.