Ballkani arrinë marrëveshje me Gashin?

16.06.2019

Ballkani i Suharekës ka zgjedhur çështjen e trajnerit, pasi Ismet Munishi është emëruar në krye të klubit. Kësisoj skuadra nga Suhareka synon të bëjë një ekip të fortë dhe të luftojë për arenën ndërkombëtare. Ballkani është pranë zyrtarizimit të dy sulmuesve të Prishtinës, Liridon Fetahaj dhe Arbër Hoxha. Siç merr vesh Gazeta Sheshi, Ballkani ka […]

Ballkani arrinë marrëveshje me Gashin? Foto: Ilustrim

Ballkani i Suharekës ka zgjedhur çështjen e trajnerit, pasi Ismet Munishi është emëruar në krye të klubit.

Kësisoj skuadra nga Suhareka synon të bëjë një ekip të fortë dhe të luftojë për arenën ndërkombëtare.

Ballkani është pranë zyrtarizimit të dy sulmuesve të Prishtinës, Liridon Fetahaj dhe Arbër Hoxha.

Siç merr vesh Gazeta Sheshi, Ballkani ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin e Vëllaznimit, Kushtrim Gashi.

Gashi ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim, raporton Gazeta Olle.