Anulohet ndeshja miqësore FC Ballkani – FC Malisheva

11.10.2019

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani e cila është duke prirë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll si dhe ylli i saj, Blend Baftiu top golashënuesi më i mirë në kuadër të Superligës. FC Ballkani para një dite ka konfirmuar miqësoren e tyre të parë për shkak të pushimit dhjetë ditë për arsye […]

Anulohet ndeshja miqësore FC Ballkani – FC Malisheva Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani e cila është duke prirë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll si dhe ylli i saj, Blend Baftiu top golashënuesi më i mirë në kuadër të Superligës.

FC Ballkani para një dite ka konfirmuar miqësoren e tyre të parë për shkak të pushimit dhjetë ditë për arsye të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësuesve.

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani nuk do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj skuadrës FC Malisheva e cila për momentin gjendet në pozitën e tretë në rangun e dytë të garave të futbollit Kosovar (Liga e Parë).

Ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës ishte paraparë të luhet nesër më 12 tetor në ora 14:30, por kjo ndeshje u anulua pasi që klubi nga Malisheva ka probleme teknike dhe për këtë arsye klubi mysafir ka anuluar ardhjen e tyre në Suharekë.