“Duam të marrim maksimumin e pikëve në ndeshjen e parë ndaj Italisë” – Qazim Laçi i bindur që Shqipëria është gati

13.06.2024

Qazim Laçi, mesfushori i ekipit Kombëtar së Shqipërisë ishte lojtari i radhës që doli sot në konferencën për media nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen.

“Duam të marrim maksimumin e pikëve në ndeshjen e parë ndaj Italisë” – Qazim Laçi i bindur që Shqipëria është gati

Mesfushori kuqezi foli për objektivat e kuqezinjve në grupin B dhe u ndal te sfida e parë e Shqipërisë kundër Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund.

Laçi u shpreh se Shqipëria ka mbërritur me meritë në këto finale dhe se po jep maksimumin në stërvitje në mënyrë që ta nisë sa më mbarë me Italinë. Numri 14 i Kombëtares tha se skuadra kuqezi do t’i marrë të gjitha ndeshjet me radhë, ndërsa komentoi edhe konkurrencën në Kombëtare, që e konsideron si mjaft produktive.

Si kanë shkuar përgatitjet dhe a mendon se do ta nisësh si titullar ndaj Italisë? – Kemi bërë shumë mirë. Organizimi është shumë i mirë nga stafi dhe FSHF, si në Austri dhe në Gjermani. Kemi punuar shumë mirë dhe po punojmë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë. Se kush nis nga fillimi e vendos trajneri. Të gjithë lojtarët janë gati, djemtë po punojnë shumë fort. Si të luajmë 1 minutë, si nga fillimi, si 5 minuta duhet të jemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe do të japim maksimumin.

Etiketat

Ofertat e fundit