1.
Suhareka renditet e para në Kosovë për nga transparenca komunale
18.08.2026
Komuna e Suharekës ka arritur nivelin maksimal të transparencës komunale, duke u radhitur në vendin e parë në nivel vendi.
Foto: Screenshot
Sipas të dhënave të fundit për krahasimin e performancës së komunave, Suhareka ka shënuar pikët maksimale prej 100%, duke lënë prapa mesataren e përgjithshme prej 59.64% dhe duke u vendosur si shembull i mirëqeverisjes dhe hapjes ndaj qytetarëve.
