Suhareka feston sot Ditën e Çlirimit
para 37 dite
Komuna e Suharekës po shënon sot, më 13 qershor, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të komunës, me një agjendë të pasur aktivitetesh dhe homazhesh për të nderuar sakrificën sublime për liri.
Aktiviteti qendror u mbajt sot, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Z. Bali Muharremaj, i cili ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë të shënuar.
Agjenda e planifikuar për këtë ditë historike është si më poshtë:
- 09:00 – Pritja e mysafirëve në Objektin e Komunës së Suharekës.
- 10:00 – Homazhe tek Parku i Dëshmorëve, përmendoret e heronjve, përmendroja e martirëve dhe te varri i Ukë Bytyçit në Semetisht.
- 11:00 – Homazhe tek përmendorja e gazetarëve gjermanë në Qafë të Duhles.
- 11:15 – Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Carralëvë.
- 12:00 – Akademia solemne në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.
- 19:20 – Takimi i veteranëve në Oborrin e Komunës së Suharekës.
- 19:45 – Defileu i veteranëve nga Komuna deri te Sheshi i Qytetit.
- 20:00 – Koncerti festiv në Sheshin e Qytetit.