Rezultatet e fundit nga KQZ
10.02.2025
Po vazhdon numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe procesimi i tyre.
Sipas përditësimit të fundit në faqen zyrtare të KQZ-së, në orën 18:27, janë numëruar 98.97 përqind e votave.
Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.16%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.59% të votave, dhe AAK 7.46%.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.
KQZ-së ka bërë të ditur se dalja në votime ka qenë 40.59 për qind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite