Planet e kandidatëve të Suharekës për papunësinë
Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës për problemin e papunësisë ka thënë se do mundohet ta zbeh përmes projektit në turizmin malor. Kurse, në kuadër të rinisë Shala ka thënë se janë paraparë shkollat joformale që do ndikojnë në vetëpunësim. Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me qeverisjen e tyre do i…
Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës për problemin e papunësisë ka thënë se do mundohet ta zbeh përmes projektit në turizmin malor. Kurse, në kuadër të rinisë Shala ka thënë se janë paraparë shkollat joformale që do ndikojnë në vetëpunësim.
Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me qeverisjen e tyre do i ofrohet mbështetje e madhe ekonomike ndërmarrësve me prioritet grave ndërmarrëse. Zyba ka shtuar se zonave ekonomike do i ofrohet edhe shërbim publik duke filluar që nga transporti, ujësjellësi, kanalizimi e deri te afirmimi i tyre përmes një mini panairi me ekspozimin e produkteve vendore.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Suharekës Murtez Zekolli ka thënë se do të subvencionojnë të gjitha veprimtaritë bujqësore.
Tutje, ai ka premtuar premtoi se do të investojë për hapjen e bizneseve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, duke funksionalizuar Agrozonën në fshatin Samadraxhë dhe krijimin e dy zonave të reja industriale.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite