Për 24 orë, 52 aksidente e 1500 gjoba
Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 52 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 11…
Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 52 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 11 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 41 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1500 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve u arrestuan 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej të arrestuarve u dërguan në mbajtje ndërsa 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite