Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku

10.04.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 61 aksidente trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.212 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.