Dështon për herë të 33-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
para 33 dite
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe për herën e 33-të të konstituohet, pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare.
Pavarësisht tentativave, propozimi mori vetëm 51 vota pro.
Seanca e sotme, e cila zgjati vetëm 2 minuta e 15 sekonda, u hap dhe u mbyll nga kryesuesi Avni Dehari. Konstituimi i Kuvendit do të vazhdojë pas 48 orësh.
Kjo situatë e zgjatur mban të bllokuar formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke ndikuar në stabilitetin politik dhe funksionimin e vendit.