Ballkani sonte sfidon BATE Borisovin
Kampioni i Kosovës Ballkani sonte do të zhvillojë një sfidë jo të lehtë në shtëpi ndaj klubit të njohur nga Bjellorusia, BATE Borisov në kuadër të raundit të ‘play-off-it’ për Ligën e Konferencës. “Xhebrailat” janë vetëm 180 minuta larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, duke mbërritur në fazën grupore të këtij kompeticioni. Ballkani…
Kampioni i Kosovës Ballkani sonte do të zhvillojë një sfidë jo të lehtë në shtëpi ndaj klubit të njohur nga Bjellorusia, BATE Borisov në kuadër të raundit të ‘play-off-it’ për Ligën e Konferencës.
“Xhebrailat” janë vetëm 180 minuta larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, duke mbërritur në fazën grupore të këtij kompeticioni.
Ballkani do ta pres Borisovin në “Fadil Vokrri”, një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.
Skuadra nga Suhareka, fatkeqësisht do të duhet t’ia dalë pa dy mesfushorët Qëndrim Zyba dhe Lindon Emërllahu që mungojnë shkaku i lëndimeve, gjë që e ka konfirmuar edhe Ilir Daja në konferencën e djeshme për media.
Borisov mbetet favorit në ‘letër’, megjithatë, skuadra jonë shpeshherë ka ditur të befasojë edhe skuadra e mëdha.
Ndeshja Ballkani-BATE Borisov fillon në orën 20:45.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite