Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndodhur 50 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fataliet, ndërkaq 23 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 27 aksidente të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,1710 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.