Suharekë: Për 6 muaj mbi 70 aksidente trafiku
Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të enjten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 61 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 të tjera me persona të lënduar dhe…
Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.
Të enjten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 61 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 të tjera me persona të lënduar dhe 42 me dëme materiale raporton SuharekaOnline.
SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e aksidenteve për periudhën kohore janar-qershor në Komunën e Suharekës.
Sipas statistikave bëhet e ditur se gjatë muajve janar-qershor në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 73 aksidente trafiku.
Kështu ka bërë të ditur edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, takime këto që udhëhiqen nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka.
Numri më i madh i aksidenteve në Suharekës u shënua në muajin maj, ku në këtë muaj ndodhën 15 aksidente trafiku.
Në muajin janar ndodhën 13 aksidente, në shkurt 12 aksidente, në muajin mars ndodhën 8 të tilla, në prill 12, në maj 15 dhe në qershor 13 aksidente.
| Muaji | Nr. i aksidenteve në Komunën e Suharekës |
| Janar 2021 | 13 |
| Shkurt 2021 | 12 |
| Mars 2021 | 8 |
| Prill 2021 | 12 |
| Maj 2021 | 15 |
| Qershor 2021 | 13 |
| TOTAL | 73 |
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 12 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite