Suharekë: Dy persona i hynë në oborr të shtëpisë dhe gjuajtën me armë
09.07.2021
Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij, kanë hyrë dy persona të pa njohur dhe në momentin kur kanë parë ankuesin kanë shtënë me armë një herë […]
Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij, kanë hyrë dy persona të pa njohur dhe në momentin kur kanë parë ankuesin kanë shtënë me armë një herë dhe kanë ikur.
Rasti ka ndodhur në Suharekë rreth orës 23:00.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.