Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme (6 korrik). IHMK ka bërë të ditur se nga dita e martë e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrike Veriore. Në fushat termike parashihet…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme (6 korrik).
IHMK ka bërë të ditur se nga dita e martë e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrike Veriore.
Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius.
Gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Indeksi UV do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike.
“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira, meqë dihet se muaji korrik është muaji i korrje shirjeve.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e fortë”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite