[ZYRTARE] Toni Kroos pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

02.07.2021

Tashmë edhe zyrtarisht mesfushori Toni Kroos ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori gjerman ka theksuar se tashmë do t’i përkushtohet vetëm klubit të tij aktual, Real Madrid. Kroos në ndeshjet e zhvilluara për Kombëtaren e Gjermanisë kishte bërë 106 paraqitje, shënoi 17 gola dhe 19 asistime.  Gjermanët u eliminuan herët nga Euro […]

Tashmë edhe zyrtarisht mesfushori Toni Kroos ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Mesfushori gjerman ka theksuar se tashmë do t’i përkushtohet vetëm klubit të tij aktual, Real Madrid.

Kroos në ndeshjet e zhvilluara për Kombëtaren e Gjermanisë kishte bërë 106 paraqitje, shënoi 17 gola dhe 19 asistime.

 Gjermanët u eliminuan herët nga Euro 2020 dhe ai konsideron se është koha që t’ju jepet hapësirë futbollistëve të rinj.

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë mundësi tjetër”, ka shkruar fillimisht futbollisti i Real Madridit në një postim të gjatë në rrjetin social “Instagram”.

Pensionimin e Kroosit e ka bërë të ditur edhe Kombëtarja e Gjermanisë përmes një njoftimi në rrjete sociale.