[E FUNDIT] Ministrja e Arsimit njofton se viti shkollor përfundon me 2 korrik
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se viti shkollor do të përfundojë me 2 korrik. Në një konferencë për media, ajo njoftoi poashtu se testi i maturës do të mbahet me 26 qershor. “Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin me 10 qershor por përshkak të pushimit pranveror dhe vendimin që […]
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se viti shkollor do të përfundojë me 2 korrik. Në një konferencë për media, ajo njoftoi poashtu se testi i maturës do të mbahet me 26 qershor.
“Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin me 10 qershor por përshkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik.
Përkundër kësaj dhe nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, tha Nagavci.
Tutje, Ministrja e Arsimit tha se fëmijët e klasave të para dhe të dyta kishin qenë në fokus rreth procesit të mësimit plotësues.
“Vendimi për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje për arritjen e rezultateve si pasoj e pandemisë COVID-19.
Ky proces është zhvilluar në nivelin e arsimit parauniversitar në fokus te shkolla fillore e sidomos te klasa e parë dhe e dytë por edhe në nivele të tjera varësisht prej përcaktimeve të shkollave dhe komunave për ngecjet apo nevojat që nxënësit kanë pasur për plotësim.
Na janë përcjellë raportet nga DKA-të për numrin e nxënësve që kanë marrë pjesë në këtë mësim plotësues dhe puna po vazhdon ngase nevoja për të përmirësuar rezultat janë evidente edhe më shumë përshkak pandemisë COVID-19.
Kemi marrë vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të komunës së Kamenicës”, tha Nagavci.